Dogjën automjetin e 57 vjeçarit në Divjakë, kapet i riu në kërkim bashkëpuntori i tij

Shqipëria

Dogjën automjetin e 57 vjeçarit në Divjakë, kapet i riu në kërkim bashkëpuntori i tij

Më: 10 mars 2022 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Divjakës.\

Ndërsa, një 32 vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohen për djegien e një makine.

Policia bën me dije se shtetasin K. T., 25 vjeç, banues në Vlorë dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. L., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë djegur automjetin e shtetasit J. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” shtetasin K. T., 25 vjeç, banues në Vlorë dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. L., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë djegur automjetin e shtetasit J. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat