Protesta për çmimin e naftës, policia shoqëron një person në komisariat

Shqipëria

Protesta për çmimin e naftës, policia shoqëron një person në komisariat

Më: 9 mars 2022 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Një person është shoqëruar nga policia këtë mbrëmje, pasi mori pjesë në protestën e organizuar nga qytetarët për ngritjen e çmimeve.

Siç duket në pamjet e siguruara nga Top Channel, i riu futet në mjetin e policisë nga forca të shumta policore.

Protesta u organizua këtë pasdite nga qindra qytetarë para kryeministrisë, të cilët kërkuan uljen e çmimeve, veçanërisht atë të naftës që ka kapur vlerën 260 lekë për litër.

Protesta pati edhe në Durrës, ku qytetarët fikën makinat duke bllokuar disa nga rrugët kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat