Saraçi i Rrogozhinës, shfajëson Bashën: Fajin për humbjen e kam unë dhe deputetët, veç Dash Sulën e kam pas në krah

Shqipëria

Saraçi i Rrogozhinës, shfajëson Bashën: Fajin për humbjen e kam unë dhe deputetët, veç Dash Sulën e kam pas në krah

Më: 8 mars 2022 Në ora: 18:46
Ferdinand Saraçi

Ora News, zbardh  diskutimet në mbledhjen me dyert të mbyllura të kreut të PD Lulzim Basha, kryetarët e degëve të PD.

Kandidati i PD për Bashkinë e Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi, ka zgjedhur që faturën e humbjes ta ndaj mes tij dhe deputetëve, duke shfajësuar kryetarin Basha.

Ai ka thënë se mbështetje ka pas vetëm Dashamir Sulën.

Ferdinand Saraçi: Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. PS e foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë,  por vetëm Dash Sula la qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë parë e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Nuk vihet në fushatë për foto

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat