Një kuti e dëmtuar në Dibër, flasin komisionerët: Është çarë rrugës

Shqipëria

Një kuti e dëmtuar në Dibër, flasin komisionerët: Është çarë rrugës

Më: 6 mars 2022 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Ditën e sotme janë mbajtur zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë Bashkitë pa kryetar të vendit.

Gjatë ditës së sotme janë shfaqur disa problematika në procesin e votimit.

Një kuti votimi u konstatua e dëmtuar së fundi në Dibër. Kutia me numër 1175 që i përket Fushë Çidhnës, kishte një çarje të madhe.

Komisionerët pretendojnë se kutia është çarë gjatë transportit. KZAZ pasi e konstatoi dëmtimin e kaloi veç për ta shqyrtuar KQZ nëse do të numërohen votat brenda saj.

Qytetarët e Dibrës iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Sakaq, teksa nuk ka nisur ende numërimi, Dibra shënoi pjesëmarrjen më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat