Vendoret e 6 Marsit/ Pjesëmarrje e ulët dhe probleme me komisionerët në Vorë. PD akuzon se PS dhe LSI janë bërë bashkë

Shqipëria

Vendoret e 6 Marsit/ Pjesëmarrje e ulët dhe probleme me komisionerët në Vorë. PD akuzon se PS dhe LSI janë bërë bashkë

Më: 6 mars 2022 Në ora: 17:56
Ilustrim

654,538 shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në bashkitë Vorë, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë mes kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të përbërë nga LSI dhe PDK.

Nënkryetarja e KQZ: Probleme me pajisjet e votimit në disa bashki

Nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelinku në një komunikim për mediat tregoi informacionet e fundit për problemet me pajisjet.“Tre qendra në Shkodër në të cilat ka qenë e pamundur të përdoret pajisja e votimit, një qendër në Durrës dhe Dibër, janë bërë me dije në 7 të mëngjesit.

Kemi pasur edhe dy qendra votimit që procesi ka nisur me pajisjet Pay dhe për shkak të problematikave ka  përfunduar në atë manual. Vetëm në dy qendra votimit nuk është arritur të bëhet zëvendësimi”, tha Pelinku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat