Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 6 mars 2022 Në ora: 07:40
Ilustrim

Vijojmë të jemi në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshje, por priten dhe intervale të shkurtra kthjellimesh. Vranësirat pritet të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjell reshje të pakta shiu në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Ndërsa reshje dëbore do të ketë në zonat malore, kryesisht në Juglindje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat