Basha mbyll fushatën në Shkodër/ Të dielën, të çajmë rrethimin e së keqes

Shqipëria

Basha mbyll fushatën në Shkodër/ Të dielën, të çajmë rrethimin e së keqes

Më: 4 mars 2022 Në ora: 21:12
Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbylli fushatën e forcës së tij politike në qytetin e Shkodrës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Ai u ka kërkuar demokratëve të votojnë kandidatin e PD Xhemal Bushati, ndërkohë ka shtuar se ky i fundit është bërë shpresa e qytetarëve për të mos lejuar Shkodrën të bjerë në errësirë.

Lulzim Basha: E në këto zgjedhje këtë të diel, kujdestarit të fanarit i keni vënë fytyrën tuaj, fytyrën e qytetarit, fytyrën e familjarit, fytyrën e administratorit, fytyrën e guximtarit, fytyrën e Xhemal Bushatit, birit të Shkodrës, prindit shkodran, sipërmarrësit shkodran demokratit shkodran, demokratit shkodran i cili dhe ne këtë rrethim qe ndodhemi dhe s’kemi pse ta mohojmë, është bërë zëri juaj, forca juaj, shpresa juaj për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë në errësirë.

Të gjithë bashkë drejt kutive të votimit ditën e dielë, për një parti demokratike, numrin tre Xhemal Bushatin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat