Hiqet ora policore pas gati 2 vjetësh, në Tiranë u festua me fishekzjarre

Shqipëria

Hiqet ora policore pas gati 2 vjetësh, në Tiranë u festua me fishekzjarre

Më: 4 mars 2022 Në ora: 07:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas gati dy vjetësh është hequr ora policore në Shqipëri. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të heqë plotësisht kufizimin e lëvizjes për qytetarët.

Nga dje, qytetarët kanë shijuar daljet gjatë darkës edhe pas orës 23:00 të pashqetësuar.

Madje në Tiranë, heqja e orës policore është festuar me fishekzjarre.

Kujtojmë që Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë në fuqi masat për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura dhe grumbullimet në masën 30%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat