Votime në ambiente të rrënuara, Bashkia Shkodër kritikohet për përzgjedhjen e objekteve të rrezikshme

Shqipëria

Votime në ambiente të rrënuara, Bashkia Shkodër kritikohet për përzgjedhjen e objekteve të rrezikshme

Më: 3 mars 2022 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Administratorët e procesit zgjedhor në Shkodër kanë ngritur alarmin se problemet me energjinë mund të pamundësojnë përdorimin e teknologjisë në zgjedhet e 6 marsit. Në reagim, OSHEE, thotë se ka marrë çdo masë, por akuzoi bashkinë e Shkodrës se ka zgjedhur si vendvotime disa objekte që mund të rrezikojnë edhe jetën e votuesve.

Bashkia Shkodër ka përcaktuar si qendra votimi godina te amortizuara dhe të rrezikshme për votuesit.

Alarmin e ngre drejtori i OSHEE për veriun teksa garanton se ata do të garantojnë furnizimin 24 orë me energji edhe të zonat malore.

"Janë marrë masat për të çuar energjinë por ku do ta çojmë është pyetja. Që të japim tension duhet të kemi garanci edhe për jetën e  qytetarëve. Në Shoshë-Pult është ky objekti këtu."

Tek godinat që nuk mbajnë tensionin, janë marrë masa duke vendosur gjeneratorë.

Stafi i OSHEE, thotë Zhuka, do të jetë në mbikqyrje gjatë gjithë kohës.

"250 subjekte që do të furnizojnë me energji të pandërprerë, kemi në pika problematika rreth 13 subjekte të cilat do të marrin energji dhe do të jenë me mbikqyrje të stafit të OSHEE, pasi brenda nuk ka instalime të mirëfillta. Dhe tre si objekti që ju paraqita do të jenë me gjeneratorë."

Administratorët e procesit zgjedhor në Shkodër më herët ngritën alarmin se problematikat me energjinë elektrike mund të pamundësojë përdorimin e elektronikës, për identifikimin e zgjedhësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat