Kontroll në burgun e Fierit, gjenden mjete prerëse e shpuese dhe një telefon i fshehur në lavatriçe

Shqipëria

Kontroll në burgun e Fierit, gjenden mjete prerëse e shpuese dhe një telefon i fshehur në lavatriçe

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 12:30
Kontroll në burgun e Fierit, gjenden mjete prerëse e shpuese dhe një telefon i fshehur në lavatriçe

Sendet e paligjshme vijojnë të depërtojnë në burgun e Fierit.

Forca Operacionale në institucionin e vuajtjes së dënimit kanë kryer një kontroll të befasishëm në godinën B, ku kanë gjetur një mjet prerës rreth 15 cm të gjatë si dhe shtizë të përshtatur si mjet shpues.

Kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgimit, ku në ambientet e përbashkëta, brenda lavatriçes është gjetur një telefon celular, Nokia.

Karikuesi i këtij telefoni u gjet në po të njëjtën godinë, në ambientet e dusheve.

Materialet i kaluan specialistëve për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat