Ankimohet tenderi për Këshillimin Kombëtar, kritere të ekzagjeruara për materialet promocionale: Do kushtojnë 4 mln lekë

Shqipëria

Ankimohet tenderi për Këshillimin Kombëtar, kritere të ekzagjeruara për materialet promocionale: Do kushtojnë 4 mln lekë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 20:29
Ilustrim

Kritere të cilësuara si të ekzagjerura dhe diskriminuese kanë dërguar në Komisionin e Prokurimit Publik një tender të zhvilluar nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Procedura ka të bëjë me printimin e materialeve promocionale për Këshillin Kombëtar me një vlerë prej rreth 4 milionë lekësh.

Para mbylljes së afatit për dorëzimin e ofertave një prej operatorëve që kishte interes për kontratën ka shprehur pakënaqësi në lidhje me kriteret e vendosura.

Kompania ALBDESIGN PSP ka pretenduar se kërkesa e autoritetit kontraktor mbi madhësinë e makinerisë së printimit më të madhe se 3 m dhe bojën e makinerisë është një kërkesë e ekzagjeruar. Në ankesë kërkohej gjithashtu të hiqej kriteri i specifikimit për lazerin për tub f 120 mm.

Në lidhje me madhësinë dhe bojën e makinerisë së printimit, Komisioni i Prokurimit Publik vlerësoi se pretendimi i operatorit ekonomik nuk qëndron dhe nuk është i bazuar.

Ndërsa sa i përket pretendimit për lazerin për tub deri në f 120 mm, Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur ta pranojë si ankimim duke qenë se autoriteti kontraktor nuk ka dhënë asnjë argument bindës që të kundërshtojë kompaninë ankimuese.

KPP gjykon se se autoriteti kontraktor duhet të modifikojë këtë specifikim teknik të pajisjes duke përcaktuar një minimum dhe maksimum parametrash dhe jo parametër fiks ashtu sikurse është përcaktuar në dokumentet standarde të tenderit.

Sipas KPP, përcaktimi i parametrave në vlera fikse, kufizon pjesëmarrjen në këtë procedurë prokurimi dhe për pasojë dhe konkurrencën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat