E pazakontë! Avokatja: Në burgje prodhohet raki patateje

Shqipëria

E pazakontë! Avokatja: Në burgje prodhohet raki patateje

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 23:30
Margarita Kola

Në emisionin “Bardh a Zi” këtë të mërkurë në ekranin e ABC janë hedhur në gjyq burgjet. Një detaj i pazakontë është zbuluar në panelin e të ftuarve.

Teksa u pyet nga moderatorja Ornela Gaçe se si është sot situate në burgjet e vendit, avokatja Margarita Kola tha se në këto institucione të vuajtjes së dënimit prodhohet edhe raki patateje.

“Prodhohet raki patateje në burgje. As unë nuk e dija”, tha avokatja.

Kujtojmë se vazhdimisht në burgje ka tentative për të futur sende të palejueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat