Shqipëria miraton kontratë për një milion vaksina Pfizer për vitin 2022

Shqipëria

Shqipëria miraton kontratë për një milion vaksina Pfizer për vitin 2022

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 16:49
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot se Këshilli i Ministrave ka miratuar një kontratë të re me kompaninë Pfizer për 1 milion doza vaksina për vitin 2022.

Manastirliu ka shtuar se kontrata parashikon edhe 500 mijë doza të tjera në rast nevoje.


Në një postim në Facebook të një takimi në Divjakë, Manastirliu është shprehur se kontrata mundëson gjithashtu edhe vaksinimin e fëmijëve.

“Do të vijojmë të sigurojmë disponibilitetin e vaksinave në të gjitha qendrat shëndetësore”, theksoi Manastirliu.

Sipas Ministres, Shqipëria ka aplikuar deri më sot më shumë se 2.6 milionë doza vaksinash.

“Jemi ende duke punuar fort për të intensifikuar mbulesën vaksinale tek grup mosha e të rinjve”, Manastirliu ka shtuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat