​Rama sot takon Blinken

Shqipëria

​Rama sot takon Blinken

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 06:58
Rama dhe Blinken

Sot do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Uashington.

Ky takim vjen në një moment kur Shqipëria është bërë pjesë e Këshillit të Sigurimit dhe me ndihmën e SHBA ka marrë një rol të rëndësishëm në këtë këshill të Kombeve të Bashkuara.

Delegacioni do të udhëtojë drejt Uashingtonit, ku me rëndësi të veçantë është takimi me Blinken , në një kohë kur Shqipëria është zgjedhur gati 10 ditë më parë nga SHBA si vendi pendë mbajtës në çështjen e Ukrainës ku ka të drejtë të iniciojë diskutime për çështjen e Ukrainës.

Kryeministri Edi Rama do të ketë gjithashtu takime edhe me disa kongresmenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat