Po shkonte tek i biri që iu arrestua, dy efektivë në Lushnje nxjerrin zvarrë nga komisariati gruan, pezullohen nga detyra

Shqipëria

Po shkonte tek i biri që iu arrestua, dy efektivë në Lushnje nxjerrin zvarrë nga komisariati gruan, pezullohen nga detyra

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Dy efektivë të policisë në Lushnje janë pezulluar nga detyra.

Policia bën me dije se janë pezulluar nga detyra punonjësit F. H., me detyrë specialist informaconi dhe Sh. S., oficer i patrullës së përgjithshme.

Kjo ka ardhur pas një video të publikuar në rrjetet sociale, ku këto të fundit shihen duke nxjerrë me dhunë nga komisariati një grua.

Ndërkohë blutë, bëjnë me dije se se M.V., 21 vjeç, i cili ishte nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për dhunë në familje, është konfliktuar në Lushnjë me E.M., 35-vjeç. Policia ka arrestuar të riun ndërsa E.M., është nën hetim nga autoritetet për ‘plagosje e lehtë me dashje’.

Kontrolle të befasishme në burgun e Rrogozhinës dhe Reçit, sekuestrohen celularë, televizorë e radio

Gjatë kohës kur policia ka shoqëruar në komisariat të riun, nëna e tij me inicialet R.M., ka tentuar të futet me forcë në komisariat ndërsa është nxjerrë nga efektivët e policisë jashtë ambienteve të komisariatit.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", shtetasin M. V., 21 vjeç, dhe proceduan penalisht për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", shtetasin E. M. Gjatë kohës që shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit M. V., në Komisariat, shtetasja R. M. (nëna e shtetasit M. V.) ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe është nxjerrë jashtë nga efektivët e Policisë.”- njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat