Sarandë/ Dy vëllezërit dalin për peshkim me skaf, por kapen nga policia kufitare. S’kishin dokumentet për mjetin lundrues

Shqipëria

Sarandë/ Dy vëllezërit dalin për peshkim me skaf, por kapen nga policia kufitare. S’kishin dokumentet për mjetin lundrues

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Policia kufitare ka proceduar penalisht 2 vëllezër teksa iu ka bllokuar atyre edhe skafin lundrues i cili nuk kishte dokumentacionin përkatës.  Skafi u kap në zonën e Ksamilit në Sarandë dhe drejtohej nga dy vëllezërit E. SH dhe S. SH, teksa këta dy të fundit kishin dalë për peshkim por nuk dispononin asnjë dokument për mjetin lundrues.   

“Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë  rezultoi se ky shtetas, së bashku me shtetasin S. Sh., kishin dalë për peshkim pa njoftim si dhe nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin e peshkimit  dhe nuk dispononin asnjë dokument për mjetin lundrues (skaf).  Në përfundim të veprimeve  dy vëllezërit janë  proceduar penalisht për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sarandë

Policia Kufitare bllokon një mjet lundrues skaf, pa dokumentacion përkatës.

Procedohen penalisht 2 vëllezër. Policia Kufitare e Sarandës, gjatë patrullimit në det, në zonën e Ksamilit  ka konstatuar dhe më pas bllokuar  një mjet lundrues skaf, 4.5 metra,  pa dokumentacion që drejtohej nga shtetasi E. SH., së bashku me vëllain e tij shtetasin S. SH. Policia Kufitare ka bërë bllokimin e mjetit lundrues dhe ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë dy vëllezërit, për veprime të mëtejshme. Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë  rezultoi se ky shtetas, së bashku me shtetasin S. Sh., kishin dalë për peshkim pa njoftim si dhe nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin e peshkimit  dhe nuk dispononin asnjë dokument për mjetin lundrues (skaf).  Në përfundim të veprimeve  dy vëllezërit janë  proceduar penalisht për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat