Lubonja komenton vetingun: Basha votoi pro se mendon se SHBA do e bëj kryeministër!

Shqipëria

Lubonja komenton vetingun: Basha votoi pro se mendon se SHBA do e bëj kryeministër!

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 17:36
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka mbajtur qëndrim kritik lidhur me mbështetjen e opozitës për të votuar pro zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut.

Sipas tij, i gjithë ky proces ka qenë i instrumentalizuar nga kryeministri Rama, i cili ka përfshirë dhe ndërkombëtarët që të investojnë në sistemin e drejtësisë.

Në një intervistë për News24, Lubonja thotë se pjesë e këtij “spektakli” u bë dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Për analistin, Basha nuk ka mbajtur qëndrim koherent si për vetingun ashtu edhe për marrëdhënien me ndërkombëtarët.

“Basha bëhet pjesë e këtij spektakli. Disa thonë se, e pa që nuk bëhej dot kundër ndërkombëtarët, dhe tani duhet të bëhet me ata, se Amerika të mbështet dhe të sjell në pushtet. Shqiptarët të sjellë në pushtet, jo Amerika. Po të solli SHBA nuk kemi demokraci. SHBA të ka zgjedhur për opozitë të urtë në parlament, jo për të të bërë kryeministër. Kryeministrin e ka aty. Këta nuk duan ta kuptojnë” – shprehet Lubonja.

Lubonja komentoi edhe qëndrimet kundra të Presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, ata e kanë “lakun në fyt”.

“Unë pres një opozitë që të thotë ditë përditë që kjo është një reformë në drejtësi e dështuar. Kjo na çon në mbrojtjen e qytetarëve dhe të opozitës vetë nga një parti në pushtet që do e përdorë drejtësinë për të sunduar më shumë. Në rezistencë. Denonco dhe ambasadorët amerikanë dhe BE-së aty ku e kanë gabim. E para, kjo gënjeshtër e madhe që thuhet këtu, që do fitojmë me ata, është shumë e madhe. Ata kanë 1000 probleme në të kaluarën, prandaj bëjnë sikur janë me Amerikën.

Berisha dhe Meta kanë probleme, por e mbështetën vetingun më përpara, por tani u ka ardhur laku në fyt. Ata kanë 1000 mëkate. Meta atë vetingun, ato ligjet e famshme që u bënë në mënyrë të njëanshme, e të gjitha komplikacionet dhe vonesat, deri ku u firmos nga të gjithë dhe u votua nga të gjithë, ishte njëfarë pushteti i kontrolluar. Kur bëri ligjet e veta, Rama e futi Metën President dhe i firmos vetingun. Tani haje në kokë. PD nuk e firmosi. Tani firmos shtyrjen e vetingut. Ata janë të vetëdijshëm që refoprma është një dështim. Dalin dhe thonë që tani nuk dalim kundër pasi ndërkombëtarët kanë investuar.

E kanë të parët në kurriz reformën në drejtësi. Unë jam i tezës që që kur nisi ajo nisi me instrumentalizim nga ndërkombëtarët si Rama. Por ishte një shoë dhe spektakël për të mbuluar realitetin. Dhe për të përfshirë të huajt në projektin e tij për të çliruar shqiptarët nga e keqja. Shihni Tiranën sot, ka ardhur me planin për të bërë planin urbanistik. Duke njohur karrierën e Ramës, jam shprehur se kjo është një drejtësi për t’u kapur. Ka pasur disa që thonë se mirë Rama, Basha dhe Meta, por kemi garanci ndërkombëtare. Edhe ndërkombëtarët janë instrumentalizuar nga Rama dhe janë bërë pjesë e këtij projekti. A ka shkuar Vlahutini dhe i ka thënë Llallës të fusim nja dy në burg, Berishën dhe Metën që të fusë Shqipërinë në Europë. Çfarë është kjo, propagandë. Siç ishte rasti i Afganistanit, ishte Amerika, propaganda që ishte Amerika atje dhe ishte situata në qetësi. Nuk ia merrte mendje njeriut që do vinin afganët këtu” – tha Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat