Rama jep lajmin e mirë: Gjermania njeh patentat shqiptare

Shqipëria

Rama jep lajmin e mirë: Gjermania njeh patentat shqiptare

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 12:49
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për shqiptarët që jetojnë në Gjermani.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.

Postimi:

“Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”-shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat