Zgjatja e mandatit të Vettingut, ambasada britanike përshëndet votimin e Kuvendit

Shqipëria

Zgjatja e mandatit të Vettingut, ambasada britanike përshëndet votimin e Kuvendit

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 20:26
Kuvendi

Ambasada britanike në vendin tonë ka përshëndetur zgjatjen e afateve të Vettingut.

“Mirëpresim vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të mbështetur në zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut. Votimi i sotëm është një angazhim i fortë drejt zbatimit të procesit të reformës në drejtësi dhe një gjyqësori efikas dhe të pavarur”, thuhet në reagim.

Në seancën e sotme parlamentare, u miratua me 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abstenim, ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e organeve të vetingut. Nga deputetët e LSI-së, Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili kanë votuar abstenim, ndërsa Agron Çela votoi pro.

Ndërkohë që ish-Kryeministri Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit deklaruan që në nisje të seancës votën kundër, duke akuzuar Lulzim Bashën se është në pazar me kreun e qeverisë. Berisha nuk e la pa thumbuar Bashën, teksa ky i fundit po ngjiste shkallët e Parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat