Grida Duma për zgjatjen e afateve të vetingut: PD do të udhëheqë situatën, në Shqipëri nuk ka drejtësi…

Shqipëria

Grida Duma për zgjatjen e afateve të vetingut: PD do të udhëheqë situatën, në Shqipëri nuk ka drejtësi…

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 13:34
Grida Duma

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, u shpreh nga foltorja e Parlamentit se pavarësisht formulave miratuara për reformën në drejtësi, në Shqipëri drejtësia ende nuk është vendosur.

Sipas saj, lajm i mirë sot është se me miratimin në Kuvend të zgjatjes së afateve të vetingut, Partia Demokratike do të udhëheqë situatën.

“Një gjë është e ditur që pavarësisht se sa bërtisni për formula, drejtësi në Shqipëri nuk ka dhe nuk është vendosur. Ajo që më çudit mua gjatë gjithë kohës është kur ju thoni sepse ju, sepse ju, sepse ju…. gati një dekadë në pushtet.

Nëse ka një drejtësi që nuk e keni bërë përkudrejt opozitës shqiptare pandëshkueshmëria është e ndëshkueshme me drejtësi. Ta kishit dënuar. Nëse ka një drejtësi që ju nuk e keni bërë kundrejt Partisë Demokratike, dy gjëra na ndajnë, ose ju jeni të korruptuar, ose opozita shqiptare është aq e pastër sa junuk e kapni dot.

Ju thoni se lajm i mirë se ju nuk kemi çfarë bëni tjetër, se dikush tjetër ua ka vendos kokën në darë. Në fakt lajmi i mirë është një gjë që PD po e udhëheq tashmë situatën. Më në fund një organ i drejtësisë do të sigurojë monitorimin që do të mund ta kapnit ju me dy organe të tjera të drejtësisë. Çlirimi i madh i poliutikës shqiptare fillon dhe nga këtu sot. Pa drejtësi nuk ka as mirëqënie, as ekonomi, e as identitet, pasi te drejtësia kryqëzohen që të gjitha”, tha Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat