Propozohet dhënia e statusit për kategoritë në nevojë për energjinë elektrike, dorëzohet drafti në Këshillin e Ministrave

Shqipëria

Propozohet dhënia e statusit për kategoritë në nevojë për energjinë elektrike, dorëzohet drafti në Këshillin e Ministrave

Më: 31 janar 2022 Në ora: 12:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Grupi iniciator i protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ushqimeve dhe karburanteve ka dorëzuar në Këshillin e Ministrave draft-propozimin e VKM-së për dhënien e statusit të Klientit në Nevojë për energjinë elektrike për kategoritë në nevojë.

Ky propozim u shoqërua me relacionin përkatës dhe te gjithë dokumentacionin e grumbulluar në këto 3 muaj prej nisjes se protestave.

Në një deklaratë për mediet, aktivisti Adriatik Llapaj u shpreh se ka raste pafund të fëmijëve që nuk mësojnë dot se nuk kanë energji elektrike, të fëmijëve që flenë pa bukë sepse s'kanë energji elektrike dhe shumë kategori të tjera në nevojë.

Llapaj: Ne kemi kërkuar të përcaktohet një minimun nga shteti shqiptar prej 50 Kilovat. Me këtë propozim qeveria do duhet të marrë angazhimin për të gjitha kategoritë në nevojë që janë personat me aftësi të kufizuar që nuk kanë të punësuar të tjerë në familjet e tyre, familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët me pension minimal në fshat dhe qytet dhe jetimët të cilët nuk janë në institucionet përkatëse. Kërkojmë nga Këshilli i Ministrave mos mbeten vetëm në Facebook.

"Ideja është për dhënien e statusit klientit në nevojë sepse ligji i parashikon në linja të përgjithshme. Në atë që kemi vlerësuar si analizë paraprake kosto për buxhetin e shtetit është e përballueshme," u shpreh një nga iniciatorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat