Makina përplaset me motorin në Paskuqan, dërgohet me urgjencë në spital njëri prej drejtuesve

Shqipëria

Makina përplaset me motorin në Paskuqan, dërgohet me urgjencë në spital njëri prej drejtuesve

Më: 16 janar 2022 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.

Policia njofton se një makinë është përplasur me një motor, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit të fundit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2022, në Paskuqan, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin Xh. K., me motomjetin me drejtues shtetasin J. K.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat