Spartak Ngjela bën të papriturën, çohet në këmbë në mes të emisionit

Shqipëria

Spartak Ngjela bën të papriturën, çohet në këmbë në mes të emisionit

Më: 14 janar 2022 Në ora: 22:00
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela dhe Lisandër Hoxha kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.

Përplasja nisi kur Lisandër Hoxha tha se Lulzim Basha nuk përfaqëson Partinë Demokratike dhe se ai nuk ka asnjë demokrat pas vetes.

Por, Ngjela e interpretoi posedimin e partisë nga ana juridike.

"Lëvizja e Berishës është lëvizje klandestine”, tha ai.

Lisandër Hoxha e kundërshtoi, ndërsa Ngjela i sfidoi që t’i shpjegonte se çfarë do të thotë person juridik.

“Nuk e di”, i tha Hoxha, përgjigje që shkaktoi edhe reagimin e avokatit Spartak Ngjela që u ngrit për t’u larguar nga studio, para se Alfred Lela të ndërhynte për një hapësirë publicitare për të qetësuar tensionet në studio.

“Nuk mund të rri në një tavolinë me një që nuk di se çfarë është personi juridik dhe struktura juridike. Kjo ul nivelin tim. Nuk mund të pranoj unë të ulem me një njeri që nuk njeh ca është personi juridik dhe struktura juridike. I vetmi person juridik që është zgjedhur normal, është vetëm Lulzim Basha dhe ekipi i tij. Ai është personi juridik”, tha Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat