Po vjen i ftohti ekstrem, jepet alarmi për qytetarët

Shqipëria

Po vjen i ftohti ekstrem, jepet alarmi për qytetarët

Më: 14 janar 2022 Në ora: 06:13
Ilustrim

Prej pak ditësh temperaturat në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm, ndërsa sinoptikanët parashikojnë se për gjatë gjithë javës së ardhshme termometri do të jetë në rënie.

I ftohti i acartë ka prekur të gjithë rajonin, me temperatura rekord deri në minus 31 gradë celcius në Sarajevë.

Sakaq, Ujësjellësi i Devollit paralajmëron qytetarët për një fenomen që në këto zona është thuajse i zakonshëm.

Atë të ngrirjes së ujit në tubacion gjatë të ftohtit ekstrem.

Ujësjellësi i bën thirrje banorëve të marrin masa për mbrojtjen e tubacioneve, në mënyrë që të mos ngrinë gjatë temperaturave nën zero

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat