Axhenda e Sali Berishës pas shpalljes "non grata": Nuk përkulem para gënjeshtrave dhe mashtrimeve

Shqipëria

Axhenda e Sali Berishës pas shpalljes "non grata": Nuk përkulem para gënjeshtrave dhe mashtrimeve

Më: 13 janar 2022 Në ora: 21:42
Sali Berisha

Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për shpalljen e tij "non grata" nga SHBA dhe u shpreh se kurrë nuk përkulet para mashtrimeve. Berisha tha se axhenda e tij në mbrojtje të interesit kombëtar të shqiptarëve do të vazhdojë.

Berisha: Axhenda e Sali Berishës është një Shqipëri e lirë, e zhvilluar, e integruar në BE. Së dyti marrëdhëniet unë i bazoj në respektimin e atyre parimeve që bëjnë funksional shtetin ligjor, që bëjnë qytetarët me të drejta të lira. Jam i bindur se Shqipëria do ketë marrëdhëniet më të shkëlqyera me SHBA.

Berisha, i ftuar në RTV Dukagjini tha se Edi Rama meriton shumë lista, por Rama ka një protektor.

Berisha: E dinë të gjithë, e dini dhe ju kur shihni Aleksin i vënë në rresht me kryeministra. Kjo nuk më pengon mua të vazhdoj axhendën time në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe të kombit. Theksoj gjithashtu se në momentin më të parë që DASH ose që çdo njeri do jetë në gjendje të paraqesë një fakt të vetëm të korrupsionit të Sali Berishës apo familjes unë marr çdo vendim ndaj vetes time. Unë nuk pranoj të përkulem para gënjeshtrave dhe mashtrimeve.

Berisha tha se Aleksandër Vuçiç punon nga mëngjesi në darkë kundër tij, për të mbajtur pushtetin e Eid Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat