​Balla takon delegacionin e Kuvendit të Kosovës: Mungesa e liberalizimit të vizave, një premtim i pa mbajtur i BE

Shqipëria

​Balla takon delegacionin e Kuvendit të Kosovës: Mungesa e liberalizimit të vizave, një premtim i pa mbajtur i BE

Më: 13 janar 2022 Në ora: 13:27
Foto nga takimi

Në vijim të bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka pritur sot në Kryesinë e Kuvendit një delegacion të Komisionit për Legjislacionin të Kuvendit të Kosovës të kryesuar nga Adnan Rrustemi.

Gjatë takimit me delegacionin kosovar, Balla theksoi nevojën për bashkëpunim mes grupeve parlamentare, komisioneve si dhe në kuadër të procesit të integrimit evropian.

“Mungesa e liberalizimit të vizave me Kosovën, i cili prej vitesh tashmë është një premtim i pa mbajtur i Bashkimit Evropian, edhe pasi Kosova ka përmbushur kushtet, kërkon një adresim të shpejtë nga institucionet e BE-së”, deklaroi Balla.

Postimi i plotë

Në vijim të bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës u takova sot me një delegacion të Komisionit për Legjislacionin, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës të kryesuar nga Adnan Rrustemi.

Gjatë takimit theksova nevojën për bashkëpunim mes grupeve parlamentare, komisioneve si dhe në kuadër të procesit të integrimit europian.

Mungesa e liberalizimit të vizave me Kosovën, i cili prej vitesh tashmë është një premtim i pambajtur i Bashkimit Europian, edhe pasi Kosova ka përmbushur kushtet, kërkon një adresim të shpejtë nga institucionet e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat