Acar dhe ngrica/ Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Acar dhe ngrica/ Parashikimi i motit për sot

Më: 13 janar 2022 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Vendi ynë ditën e sotme do të ketë qarkullim të masave ajrore të acarta të cilat do të sjellin mot të kthjellët dhe ngrica të forta në zonat malore gjatë gjithë ditës ndërsa në zonat e ulëta e bregdet gjatë orëve të mëngjesit.

Mjegulla e mjegullina do të ndikojë në lugina. Era do të fryjë nga verilindja 2 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës 10-15m/s. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -11 deri -2°C në zona e ulëta -4 deri 8°C në zona bregdetare 0 deri 8°C

Rajoni i Ballkanit do të jetë në ndikim të masave ajrore të ftohta e të acarta. Këto do të sjellin mot të kthjellët me ngrica të forta përshak të rënies së ndjeshme të temperaturave.

Masat e ftohta veriore do të qarkullojnë nga veriu e deri në Mesdhe do të sjellin mot të acartë dhe me ngrica në rrugë. Në pjesën perëndimore parashikohet mot me diell e temperatura në rritje, ndërsa një front i ftohtë në verilindje të kontinentit do të sjellë reshje bore të dendura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat