Kishte ngrirë nga i ftohti, gjendet e pajetë nëna e pesë fëmijëve fshatin Cukë

Shqipëria

Kishte ngrirë nga i ftohti, gjendet e pajetë nëna e pesë fëmijëve fshatin Cukë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 14:14
Ilustrim

Një grua e pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në Cukë, të Bashkisë së Sarandës. Ajo është identifikuar si Stamato Milo, 88 vjeçe, banore e fshatit Cukë.

88-vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve, jetonte e vetme në shtëpinë e saj, pasi të gjithë fëmijët i ka në emigracion në Greqi. Burime bëjnë me dije se 88-vjeçarja është gjetur sot nga infermierja e fshatit në bahçen e shtëpisë.

Dyshohet se e moshuara të mund të ketë ndërruar jetë pasditen e së martës, për shkak se trupi i saj ishte i ngrirë, pasi ka qenë natën jashtë. Menjëherë është njoftuar policia, e cila shkoi në vendngjarje.

Pas këqyrjes së trupit u pa se nuk kishte shenja dhune dhe se vdekja mund të ketë qenë natyrale. Trupi i 88-vjeçares u transportua në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko -ligjore dhe natyrisht për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat