Presidenti bullgar: Shqipëria nuk duhet ta pres Maqedoninë, t’i mundësohet fillimi i bisedimeve me BE-në

Shqipëria

Presidenti bullgar: Shqipëria nuk duhet ta pres Maqedoninë, t’i mundësohet fillimi i bisedimeve me BE-në

Nga: F. B. Më: 11 janar 2022 Në ora: 09:09
BE

Në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Bullgarisë është vendosur që të i jepet Shqipërisë drita jeshile për fillimin e bisedimeve për bashkëngjitje në BE, ndërkohë që vendosi që të vazhdojë të bllokojë bisedimet e Maqedonisë, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë vendosi vazhdimin e bllokimit të Maqedonisë së Veriut, në të njëjtën kohë u mor vendimi për mbështetjen e vazhdimit të Shqipërisë në bisedimet për qasje në BE

Presidenti bullgar Rumen Radev nënvizoi pas takimit , ku merrnin pjesë kryeministri Kiril Petkov dhe përfaqësuesit e partive parlamentare se “Shqipëria nuk duhet të pres Maqedoninë dhe duhet të i mundësohet fillimi i bisedimeve me BE-në”.

"Jepja i pëlqimit për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë me BE , nuk duhet të lidhet me afat , por me të arritura reale, përfshirë këtu edhe të drejtat e bullgarëve maqedon”, ka thënë Radev.

Sipas presidentit bullgar, në takim është vlerësuar se 4 vite pas nënshkrimit të marrëveshjes për miqësi dhe raporte të mira fqinjësore e bashkëpunim mes dy vendeve (2017) – Maqedonia e veriut nuk ka punuar mjaftueshëm në përmbushjen e kësaj marrëveshje dhe nuk ka dhënë garanci për përmbushjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat