Tragjike/ Fëmija iu mbyt në kopsht, nëna e pikëlluar tregon mashtrimin e edukatoreve

Shqipëria

Tragjike/ Fëmija iu mbyt në kopsht, nëna e pikëlluar tregon mashtrimin e edukatoreve

Më: 10 janar 2022 Në ora: 10:20
Nëna e pikëlluar

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në një kopsht privat në Fier, ku një 3-vjeçar ka humbur jetën edhe pse shkaqet nuk dihen ende.

Ditën e sotme nëna e 3-vjeçarit që u mbyt në kopështit ka zbuluar si ka mësuar lajmin e trishtë se fëmija i saj kishte humbur jetën.

Ajo thotë se është mashtruar nga punonjësit e kopështit dhe se ka qenë doktori që e ka njoftuar se djali i saj ka mbërritur i pajetë në spital.

“Më kanë marrë mua të parën në telefon dhe më kanë thënë është mbytur me litar të bluzës dhe më kanë thënë është në gjendje të mirë dhe është përmendur dhe kur unë kam  vajtur në spital më kanë thënë është në sallë të operimit. Në momentin që unë u kam thënë pse është futur në sallën e operimit, doktori ka ardhur dhe më ka thënë se fëmija ka ardhur pa jetë”, tha nëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat