Kush është Gentjan Bejtja, 41-vjeçari që i shpëtoi një atentati të dytë sot në Fushë Krujë

Shqipëria

Kush është Gentjan Bejtja, 41-vjeçari që i shpëtoi një atentati të dytë sot në Fushë Krujë

Më: 9 janar 2022 Në ora: 20:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gentjan Bejtja, 41 vjeç  dhe Klodjan Stafuka, 31 vjeç janë dy personat e plagosur që u paraqitën mbrëmjen e sotme në spitalin e “Traumës”.

Gentjan Bejtja është plagosur me armë zjarri në krah dhe në momentin që makina ka dalë nga rruga, si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur dhe pasagjeri Klodjan Stafuka.

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2016 ka qenë objektiv i një atentati me minë. Lënda plasëse ishte vendosur në makinën e tij dhe eksplozivi shpërtheu kur automjeti ishte në lëvizje e sipër.

Bejtja arriti t'i shpëtonte atentatit duke marrë disa plagë në këmbë.

Kush është Gentja Bejtja

Emri i 35 vjeçarit u përmend si personi i cili dyshohet se së bashku me Enver Stafukën ka vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt 24 shkurt 2013. Por me vendim gjykate Betja dhe Stafuka u shpallën të  pafajshëm me 13 nëntor 2013 pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e tyre për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. Ndërkohë Enver Stafuka rezulton i zhdukur prej shkurtit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat