Protesta para PD, Rama: Policia u sfidua me një ngjarje me potencial gjakderdhje

Shqipëria

Protesta para PD, Rama: Policia u sfidua me një ngjarje me potencial gjakderdhje

Më: 9 janar 2022 Në ora: 12:18
Edi Rama

(E plotësuar 13:06)- Edi Rama është shprehur se policia dje ka pasur sfidën më të vështirë, sepse për herë të parë është sfiduar nga një ngjarje me potencial gjakderdhje në oborrin e një partie

Edi Rama: Policia dje ka pasur sfidën më të vështirë, sepse për herë të parë në historinë e vet, policia është sfiduar nga një ngjarje me potencial gjakderdhje në oborrin e një partie, jo për shkak të sulmit nga kundërshtarët, por për shkak të kacafytjes në oborr mes veti.

Një kacafytje barbare. Policia e stërvitur në tërë këto vite për të përballuar këtë lloj materie politike, këtë lloj qasjeje dhe këtë lloj drejtimi politik, që e përfshin dhunën si mjet politik në agresionin ndaj godinave, dje meritoi respektin e të gjithëve dhe sot meriton një falënderim shumë të posaçëm, sepse mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së qeverisë nga kjo materie, nga kjo prurje, nga kjo turmë, e cila dje ishte e ndarë përgjysmë, njëra pjesë brenda, tjetra jashtë godinës.

Edi Rama: Sulmet e të dy palëve ndaj policisë janë një shëmbëlltyrë e një të vërtete të hidhur se të dyja këto kufoma politike që kanë marrë peng PD-në janë shumë larg kulturës së shtetit, kulturës së ligjit dhe ligjshmërisë sepse janë në fakt e njëjta gjë, e njëjta mbetje politike e ndarë përgjysmë. Njëra më e vjetër, njëra më e re, por e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë. E vjetër apo e re është e njëjta biologji po asgjë tjetër.

***

Pas paktit me kryetarin e shkarkuar Lulzim Basha, për të dhunuar demokratët që protestuan për të hyrë në shtpëpinë e tyre, kryeministri Edi Rama, ka dalë sot në një lidhje të drejtëpërdrejtë në rrjetet sociale, duke u tallur me demokratët dhe kryetarin e shkarkuar.

Rama vë në lojë Bashën, i cili një ditë më parë i kërkoi ndihmë për të dhunuar demokratët me gaz lotsjellës dhe sende të forta, duke thënë se kundërshtari i tij politik po dobësohet.

“Ndodhia e djeshme ishte një ndodhi shumë e rëndë për demokratët pa diskutim, por ishte e rëndë dhe për shqiptarët e Shqipërinë. 3-4 miq të huaj më kanë marrë të pyesin nëse është e vërtetë që është sulmuar selia e opozitës nga mbështetësit e saj sepse lajmi mori dhenë.

Një lajm absurd, befasues, sa i rëndë dhe aq qesharak që në një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj. Është diçka e pandodhur kurrë në historinë e botës demokratike, diçka ekstreme, që shkon përtej çdo logjike dhe diçka që shumëkush mund të mendojë se për mua është e mirëseardhur, por në fakt jo.

Një zhvillim i kësaj natyre që patjetër dobëson kundërshtarin politik, në fakt godet vendin, shoqërinë, të gjithë ngrehinën e kulturës politike e cila për të gjitha arsyet që dimë, përbën realisht një problem kjo kulturë politike e cila dje ka marrë një goditje të tmerrshme.

Kjo shkon përtej dobësimit të kundërshtarit politik, është një shkatërrim që dëmton ngrehinën institucionale të këtij vendi, dëmton institucionin demokratik të opozitës patjetër, por edhe gjithë kornizën institucionale të vendit, dhe patjetër që kjo është përgjegjësia e dy personazheve që janë pa një vizion ardhmërie, pa një vizion politik“, shprehet Rama.

 ***

Kryeministri Edi Rama ka nisur mesditën e së dielës  një bashkëbisedim me demokratët pas protestës së mbajtur më 8 janar përpara Selisë Blu.

“E rëndë për Shqipërinë, për demokratët. 3-4 miq të huaj më kanë marrë të pyesin a është e vërtetë që është sulmuar selia e opozitës nga mbështetësit e saj.

Sepse lajmi mori dhenë. Lajm sa absurd aq edhe qesharak që sulmohet me dhunë partia e opozitës nga vetë mbështetësit e saj.

Diçka ekstreme, e pa ndodhur kurrë në historinë e botës demokratike. Nuk u vë faj atyre që mendojnë se kjo është mirëseardhur nga unë. Një zhvillim i kësaj natyre që e dobëson kundërshtarin politik, në fakt godet vendin, shoqërinë…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat