Forca të shumta policie dhe autobot uji rreth godinës së PD-së, pak para protestës së Berishës

Shqipëria

Forca të shumta policie dhe autobot uji rreth godinës së PD-së, pak para protestës së Berishës

Më: 8 janar 2022 Në ora: 10:43
Selia e PD-se

Policia ka shtuar forcat e saj në perimetrin përreth godinës së Partisë Demokratike pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit ka shprehur vazhdimisht qëllimin për të marrë godinën sot bashkë me mbështetësit e tij duke e quajtur këtë “rikthim në shtëpi”.

Në oborrin e godinës së Parlamentit, e cila ndodhet vetëm pak metra larg selisë së demokratëve janë vendosur forca të shumta policie, si edhe një autobot me ujë që përdoret për shpërndarjen e protestuesve.

Image
Selia e PD-se

Më herët, vetë demokratët kishin marrë masa duke vendosur altoparlantë të mëdhenj në tarracën e godinës, të cilët pritet të përdoren në rast të përshkallëzimit të situatës për t’u bërë thirrje mbështetësve të Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat