Skandali me pagat, Fana: Akt kriminal!

Shqipëria

Skandali me pagat, Fana: Akt kriminal!

Më: 7 janar 2022 Në ora: 22:46
Neshat Fana

Andi Agaraj, Eni Qirjako, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, u arrestuan ditën e sotme (7 Janar) për skandalin e nxjerrjes së pagave dhe të dhënave personale të më shumë se 63 mijë shqiptare.

Publikimin e të dhënave, avokati Neshat Fana, e ka konsideruar si një ngjarje të rëndë, që sipas tij  në vijim do të shihet se edhe sa i madh është dëmi.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Fana tha se publikimi i të dhënave është më tepër se vrasje, ndërsa shton se ka një përgjumje të plotë të iniciativave politike por edhe të opinionit publik.

Neshat Fana: Është një ngjarje shumë e rëndë. Në ditët në vazhdim ne do të shikojmë se sa i madh është dëmi. Më vjen keq ka një përgjumje totale të opinionit publik. Ka një papërgjegjshmëri shumë të madhe. Përderisa shteti lejon hapësira të tilla, hapësira që deportojnë njerëz që mund t’I shërbejnë mafies, organizatave kriminale arrijnë të bëjnë këtë akt, kjo është shumë më tepër se një vrasje. Kemi parë përgjumje të plotë të iniciativave politike. Kjo ngjarje kriminale shumë e rëndë, jo vetëm që meriton të zbulojë autorët, por e rëndësishme është qëllimi i saj. Organet e drejtësisë kanë detyrim t’I shkojnë deri në fund kësaj çështje, të hetojnë hapësirat që janë lënë nga strukturat e rëndësishme shtetërore për t’I përdorur.

Përsa i përket SPAK, Fana thotë se nuk është treguar transparent, në lidhje me hetimet që janë bërë, jo vetëm për të dhënat por edhe për çështje të tjera.

Neshat Fana: Ajo që nuk mësuam kurrë nga SPAK, ishte që t’i thoshte publikut që ne hetuam, nga A te Zh. Nëpërmjet kësaj arrijmë në konkluzionin se nëse u hetua vërtetë?  Nëse kishte një anshmëri apo jo? Edhe kjo çështje vazhdon të gënjej publikun me pasigurinë dhe me mosbesimin në organet e drejtësisë.

Harta e re gjyqësore e propozuar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë shkrin gjykatat dhe prokuroritë e shkallës së parë në disa qytete, si Tropojë, Pukë, Mat, Lushnje, Përmet, Pogradec, Kavajë, Krujë dhe Kurbin.

Në lidhje më këtë Fana tha se një numër kaq i vogël prokurorësh shumë çështje do të mbeten pa hetuar.

Neshat Fana: Një nga problemet më të mëdha përveç gjykatave është problemi i prokurorive. Ai numër i pakët prokurorësh që do të jetë do e ketë të pamundur që të ndjek çështjet në periferi. Ky është rreziku më i madh, shumë çështje do të mbeten pa hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat