Arrestimet për skandalin e pagave merr vëmendjen e mediave greke - ja çfarë shkruajnë

Shqipëria

Arrestimet për skandalin e pagave merr vëmendjen e mediave greke - ja çfarë shkruajnë

Më: 7 janar 2022 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Arrestimi i 4 personave në vendin tonë për publikimin e të dhënave të më shumë se 630 mijë qytetarëve ka marrë sërish vëmendjen e mediave në shtetin fqinj grek.

Teksa e konsideron si “vjedhja që bëri bujë në Shqipëri” protothema.gr i ka kushtuar një artikull lajmit për arrestimin e katër punonjësve të përfshirë në rrjedhjen e të dhënave personale.

“Autoritetet shqiptare arrestuan sot katër persona të dyshuar për vjedhjen e të dhënave personale  të më shumë se 630 mijë personave, të cilat më pas u bënë publike. Bëhet fjalë për listën e pagave, numrat e telefonit apo edhe targat e makiave”, shkruan Protothema.

Ndërsa i referohet deklaratës së prokurorisë shqiptare, media shkruan se dy nga të arrestuarit janë teknikë IT që punonin në tatimet dhe dy të tjerët, blerës të dhënash, punojnë në sektorin privat.

“Vjedhja bëri bujë në Shqipëri pasi të dhënat u zbuluan aksidentalisht në mes të dhjetorit dhe shqiptarët filluan t’i dërgonin njëri-tjetrit përmes WhatsApp, të cilat përmbanin detaje të ndryshme. Shumë u shqetësuan kur zbuluan boshllëqe në paga midis zyrtarëve të së njëjtës gradë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, thuhet në shkrimin e gazetës greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat