Kamioni me 119 kg kokainë doli i pastër në skanerin e Durrësit, ndalohet punonjësi i AKU dhe agjenti doganor në Port

Shqipëria

Kamioni me 119 kg kokainë doli i pastër në skanerin e Durrësit, ndalohet punonjësi i AKU dhe agjenti doganor në Port

Më: 6 janar 2022 Në ora: 21:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Trafiku 119 kg kokainë, policia ndalon një agjent të AKU në portin e Durrësit dhe një agjent doganor.

Nga hetimet dyshohen për shpërdorim detyre dhe mos ndjekien e procedurave standarte të kontrollit të kontenierit me banane e kokainë.

Si ndodhi ngjarja? Në orën 18:16 minuta të 30 dhjetorit 2021 shoferi Hasan Salihu ka shkuar për të marrë konteinerin me banane në Portin e Durrësit. Konteineri është skanuar në Port dhe ka rezultuar krejtësisht i pastër. Referuar dëshmisë së tij para hetuesve, teksa po lëvizte me kamionin katër persona i prenë rrugën në Romanat.

Njëri prej tyre i hyri në kabinë dhe iu prezantua si shteti, ndërsa e kërcënoi: “Jemi shteti, mbyll gojën se përndryshe të shuajmë familjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat