Rindërtimi, familja Xhaja në shtëpi të re për Vitin e Ri

Shqipëria

Rindërtimi, familja Xhaja në shtëpi të re për Vitin e Ri

Më: 1 janar 2022 Në ora: 20:51
Ndërtimi i shtëpisë

Rreth 95 mijë banesa, u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019. Afro 11,500 objekte u shkatërruan plotësisht mes tyre janë edhe 300 banesa në njësinë administrative Zall Herr.

Tërmeti i 26 Nëntorit la pas mijëra familje të pastreha, mes tyre edhe familjen Xhaja, e cila prej disa muajsh kanë hyrë në banesën e re, pas rindërtimit të banësës që iu shëmb nga tërmeti.

Ata shprehen se me kushtet ekonomike që kanë nuk do arrinin kurrë që të rindërtonin shtëpinë e tyre.

Veç tërmetit, familja Xhaja u prek dhe nga pandemia e koronavirusit. Për shkak se Ismaili vuan nga SPOK, sëmundja kronike e mushkërive, 62-vjeçari tregon se e kaloi me vështirësi të mëdha.

Jetesa në fshat ka vështirësi, shqetësim për banorët është mungesa e infrastrukturës. Emigracioni si çdo familje është pjesë edhe e familjes Xhaja.

Grupi i xhirimit u largua nga familja Xhaja duke i lënë në shoqërinë e vajzës dhe dy nipërve të tyre, të cilët u erdhën për vizitë, ashtu si është zakoni që më 1 Janar, vajza kthehet në derën e babait.

Mbi 100 familje të njësisë administrative Zall-Herr tashmë kanë hyrë në shtëpitë e reja.

Shpopullimi ka prekur edhe ketë fshat të Tiranës. Tashmë shkolla e fshatit e cila bënte mësim me turne, funksionon si shkollë e bashkuar edhe për fëmijët e disa fshatrave të tjerë.

Edhe pse vetëm 18 kilometra larg Tiranës, fshati Qenam vuan shpopullimin dhe sipas banorëve kjo vjen për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe rrjetit të ujësjellësit.

Sipas bashkisë së Tiranës, gjatë këtij viti pritet të ndërtohen këto 4 kilometra rrugë, të cilat këtë fshat pranë Tiranës, e mbajnë kaq larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat