Merr flakë kontenieri në Tiranë, detajet e para

Shqipëria

Merr flakë kontenieri në Tiranë, detajet e para

Më: 1 janar 2022 Në ora: 14:11
Ilustrim

Një kontenier është përfshirë nga flakët gjatë mesditës së sotme në Tiranë.

Rreth orës 12:45, në rrugën “Pasho Hysa”, ka rënë zjarr në një kontenier në pronësi të shtetasit P. G., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat