Shqipëria nis sot mandatin në Këshillin e Sigurimit në OKB/ Ambasada Amerikane: Arritje e jashtëzakonshme

Shqipëria

Shqipëria nis sot mandatin në Këshillin e Sigurimit në OKB/ Ambasada Amerikane: Arritje e jashtëzakonshme

Më: 1 janar 2022 Në ora: 13:07
Yuri Kim

Nga sot 1 janar 2022 dhe deri më 31 dhjetor 2023, Shqipëria do të ketë të drejtë vote për dy vitet e ardhshme për çështje me rëndësi ndërkombëtare mes 5 vendeve të përhershme në Këshillin e Sigurimit në OKB, SHBA-së, Anglisë, Francës, Kinës dhe Rusisë.

Ambasada Amerikane ka uruar Shqipërinë, duke e cilësuar këtë ditë si historike dhe arritje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, Ambasada e SHBA-së shpreh bindjen se së bashku do të trajtojnë sfidat me të cilat përballet sot bota.

“Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin të shërbejnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të trajtuar sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota jonë”, thuhet në urimin e Ambasadës Amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat