Në shtëpi të re/ Solidariteti shpëtoi familjen e varfër nga Lushnja

Shqipëria

Në shtëpi të re/ Solidariteti shpëtoi familjen e varfër nga Lushnja

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 15:25
Në shtëpi të re/ Solidariteti shpëtoi familjen e varfër nga Lushnja

Blerinën, nënën e katër fëmijëve e gjetëm duke larë rroba me dorë në oborr.

Kryefamiljari Shukri Todaj, thotë se sëmundja e zemrës e mban e atë larg punës. Blerina dhe Shukriu gjithë jetën e tyre e kanë kaluar në kushte jo të mira. Fëmijët janë rritur në shtëpinë e ftohtë dhe të lagësht në fshatin Grabjan të Lushnjës. Ata ushqehen dhe vishen me ato pak ushqime dhe rroba që u falin, pas 6 mijë e 700 Lekët e reja që marrin nga ndihma ekonomike nuk mjaftojnë për të paguar ilacet e Shukrit dhe dy vajza që vuajnë nga zemra.

Jeta jonë iku, dua vetëm në shtëpi për fëmijët”, thotë Shukri Todaj.

Njëra nga vajzat e shtëpisë, Armela thotë se moshatarët e përbuzin atë pasi vishet më keq nga të gjithë.

Nuk kam shokë dhe shoqe, ata më shajnë pse vishem keq dhe përse nuk kam lekë me vetëm. Unë nxënëse e mire e kam mesataren 9.1 dua të bëhem mjeke, por mundësitë janë të paktë pasi familja ime nuk ka para të më dërgojë në shkollë të lartë”, shprehet Armela Todaj.

Këto lot i takojnë vitin të shkuar. Jeta e familjes Todaj në këtë Vit të Ri do të ndryshoj. Ato do të nisin një tjetër jetë në shtëpi e re të ndërtuar nga Fundjavë Ndryshe.

“Jam shumë i lumtur që jemi në shtëpinë e re, uroj shqiptarët që gëzojnë shëndet dhe uroj të kenë gjithçka që ata duan”, thotë Arbër Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat