Opozita në krizë, Rama i kthehet sloganit përtej të majtës dhe djathtës

Shqipëria

Opozita në krizë, Rama i kthehet sloganit përtej të majtës dhe djathtës

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 11:51
Edi Rama

Teksa Partia Demokratike është në krizën më të thellë të saj në tre dekada, kryeministri Edi Rama i është rikthyer sloganit të vjetër.

“Përtej të majtës dhe të djathtës”, tha Rama në konferencën e fundvitit për median, duke iu referuar situatës së opozitës.

Rama tha se tani është momenti që të mos merret me ta, por ta bëjnë politikën mjet në funskuion të qytetarëve.

“E mbyll me situatën politike. Për mua ka vetëm një një kwshillë, mos u merr me ta, mos u merr me këtë punë. Për këtë arsye trajektorja jonë do të jetë komplet tjetër duke filluar nga tani dhe deri në fund të mandatit. Do të bëjmë çmos që të shkojmë më afër njerëzve. Do bëj çmos që politika të bëhet në mjet në funksion të njerëzve, totalisht përtej të majtës dhe të djathtës. Ku nuk ka të majtë dhe të djathtë por shqiptarë që duhen mbrojtur”,-deklaroi Rama.

Sa të rëndë aq edhe qesharake e cilësoi më tej kryeministri situatën në selinë blu.

“Situata është sa e rëndë dhe qesharake.  Ne nuk kemi asnjë mundësi që ta ndryshojmë atë trajektore marrëzie”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat