Sadushi: Avokatët dhe institucionet publike të heqin dorë nga rekurse të pabazuara

Shqipëria

Sadushi: Avokatët dhe institucionet publike të heqin dorë nga rekurse të pabazuara

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 11:07
Zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi

Zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se një problem që rrit numrin e dosjeve janë edhe rekurset e avokatëve dhe institucioneve të publike që bëhen në mënyrë të pabazuar sipas tij.

“Shqipëria në 100 mijë banorë ka rreth 12.5 gjyqtarë ndërkohë që niveli europian është rreth 25 gjyqtarë. Nëse heqin dore nga rekurset e pabazuara do të ulë ndjeshëm këtë dosje. Unë i qëndrojë idesë se duhet të ketë më shumë këshilltarë se gjyqtarë, por nuk jam kundër dhe shtimit të tyre”, tha Sadushi.

Ndër të tjera ai komentoi edhe hartën e re gjyqësore, për të cilën tha se i nevojitet sistemit të drejtësisë.

“Për hartën gjyqësore, unë do i qëndroja idesë që një Gjykatë e vetme Civile në rang apeli është zgjidhja më e pranueshme sepse jemi të mendimit që çështjet konsiderohen të përfunduara në Gjykatën e Apelit. Sot kemi 6 Gjykata Apeli që kanë qëndrime të ndryshme për të njëjtën çështje dhe vetëm me një gjykatë eliminohet ky rrezik dhe është mundësi e mirë për efektivitet në gjykim.

Kjo hartë gjyqësore i nevojitet sistemit të drejtësisë. Një hartë gjyqësore që i strukturon institucionet gjyqësore, është zgjidhja m e pranueshme. Numri i gjyqtarëve është një problem tjetër.

Numri i tyre dhe i prokurorëve duhet ët jetë shumë më i larë nga ç’është. Shqipëria në 100 mijë banorë ka rreth 12.5 gjyqtarë ndërkohë që niveli europian është rreth 25 gjyqtarë. Kjo është çështje tjetër që besoj se në mënyrë graduale do e ketë dhe zgjidhjen. Një hartë gjyqësore është domosdoshmëri, efektivitet dhe cilësi”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat