Harta e re gjyqësore/ Kryetari i dhomës së avokatisë në Korçë: Nuk i shërben popullit, e pamundur që sistemi i drejtësisë të funksionojë

Shqipëria

Harta e re gjyqësore/ Kryetari i dhomës së avokatisë në Korçë: Nuk i shërben popullit, e pamundur që sistemi i drejtësisë të funksionojë

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Arben Lena, kryetari i dhomës së avokatisë në Korçë është kundër projektit për reduktimin e gjykatave.

Ai tha se kjo gjë vetëm popullit nuk do i shërbejë.

Ai thotë se ndërkohë aksesi i qytetarëve në drejtësi është pothuajse i pamundur dhe jo efektiv dhe kjo skemë po i zhyt akoma më keq në një jo efektivitet të plotë.

“Është një problem qe ne e kemi ngritur që në fillimin e hedhjes së idesë së reduktimit të gjykatave dhe aktualisht jemi para një drafti të miratuar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë në të cilin synohet një reduktim drastik i gjykatave, gjykatat e shkalles së pare kalojnë në 12, kemi vetëm 1 gjykatë apeli, 2 gjykata administrative të shkallës së parë dhe një gjykate apeli administrative. Kemi një skemë që unë nuk e di se kujt do i shërbejë por sigurisht që nuk do i shërbejë popullit , marrjes së drejtësisë efikase nga populli. Është e pamundur që sistemi i drejtësisë të funksionojë me këtë skemë dje me këtë mënyrë organizimi gjykatash pavarësisht se cilat janë qëllimet e krijimit të këtij drafti por është një skemë që shumë shpejt do bjerë në kolaps. Pretendohet që shërbimet përfshirë edhe ato të drejtësisë te jenë sa më afër qytetarit dhe ai postulati ” Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar” në qoftë se deri tani e kemi pasur në raste të pakta , besoj që tani kjo drejtësi e vonuar do jetë mëse evidente dhe e prekshme gjithandej. Ashtu siç e përmendi edhe drejtuesja e KLGJ dje, sistemi gjyqësor dhe gjykatat janë në minimumin e kapacitetit të tyre.

Dje vetë kryetarja e KLGJ solli si shembull gjykatën administrative të apelit në të cilën një gjyqtar ka 3000 dosje. Me një llogari të thjeshtë ditë pune efektive në vit janë 220. Në rastin më të mirë që një gjyqtar të lexojë një dosje, të arsyetoje vendimin dhe të japë një vendim të drejtë i duhet minimumi 1 ditë. Atëherë brenda një viti një gjyqtar duke mos i vajtur dosje të tjera përfundon 220 dosje. 3000 dosje një gjyqtar i apelit i duhen 15 vite qe ti përfundojë. Aksesi i qytetarëve në drejtësi është pothuajse i pamundur dhe jo efektiv dhe kjo skemë po i zhyt akoma më keq në një jo efektivitet të plotë. Dje kam patur kontakte me kolegë të mi, dhe kemi shprehur të gjithë indinjatën tonë në lidhje me ketë problem dhe me sa jam informuar nga kryetari i dhomës së avokatisë Haxhiaj është hedhur ideja e një bojkoti të cilin ne e kemi bërë edhe herë të tjera kur ka qënë puna edhe me skemat e sigurimit dhe detyrimin e caktimit të një page minimale jonormale për avokat”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat