Darka Basha-Balla-Veliaj, Berisha: Janë takuar për të vazhduar bashkëpunimin, prandaj nxorën të dhënat

Shqipëria

Darka Basha-Balla-Veliaj, Berisha: Janë takuar për të vazhduar bashkëpunimin, prandaj nxorën të dhënat

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 22:56
Sali Berisha

I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi edhe lajmin e takimit së bashku të Bashës, Veliaj dhe Ballës, në një hotel  

Ai tha se takime mes të treve është organizuar për të mbuluar aferat nga ana e PS-së, ndërsa Basha ka konfirmuar se është i besueshëm për ta.

Berisha: Ata që kanë zgjedhur qelimen për darkë politike, ata qofshin. Unë e kam nga tre burime se ata të tre kanë qenë bashkë. Ata kanë deklaruar se kanë qenë për ngushëllim, por ngushëllimi është ngushëllim, dhe qelimja është qëllime. Janë dy gjera të ndryshme.

I përgëzoj nëse kanë qenë për ngushëllim. Darka është organizuar dhe nisur për të mbuluar aferat, ndërsa Bashës për të vazhduar bashkëpunimin dhe për tu bërë i besueshëm. Prandaj Rama nxori edhe të dhënat, që me një bombë të mbulonte aferën e djegsave dhe aferat e tjera. Nuk u mbulua skandali i të dhënave sepse ka një opozitë të vërtetë sot. Ata bëhen bashkë të 3 dhe më sulmojnë mua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat