Parashikimi i motit për këto ditë dhe natën e ndërrimit të viteve

Shqipëria

Parashikimi i motit për këto ditë dhe natën e ndërrimit të viteve

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 14:12
Ilustrim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, deri në mesjavë parashikohen reshje shiu të herëpashershme, kryesisht në pjesën bregdetare. Ditën e mërkurë reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në vijim do të mbizotërojnë orët me diell e vranësirat kalimtare.

Në zonat malore parashikohen ngrica në rrugë gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa në lugina do të ketë prani të mjegullës e mjegullinës.

Kjo situatë do të jetë e pranishme edhe gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Temperaturat do të pësojnë luhatje si në tabelën e mëposhtme.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi mesatare ndërsa ditën e enjte e vrullshme në bregdet duke sjellë valëzim të forcës 4 dhe 5 ballë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat