Babë e bir humbën jetën në aksidentin tragjik, arrestohet në spital shoferi i “Benz-it”

Shqipëria

Babë e bir humbën jetën në aksidentin tragjik, arrestohet në spital shoferi i “Benz-it”

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 10:49
Foto nga aksidenti që ndodhi në Milot

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, që u përplas një ditë më parë me makinën “Opel”, duke lënë të vdekur dy persona është vënë sot në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Aksidenti i rëndë që ndodhi të hënën pasdite në aksin rrugor Milot-Rrëshen i morri jetën Shkurt Prengës dhe djalit të tij tre vjeçar.

Familja e përbërë nga tre anëtarë, çifti dhe fëmija i tyre tre vjeç ishin duke udhëtuar me një “Opel-in” kur u përplasën me “Benz-in”.

Fëmija i mitur ndërroi jetë në vend, ndërsa babi i tij pak minuta më vonë në spital, kurse gruaja e viktimës, Fabiola Prenga, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Makina tip “Benz” që drejtohej nga 26-vjeçari me iniciale Sh.P. një burrë u përfshi. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku i është komunikuar dhe urdhër arresti.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti tragjik, që tronditi vendin pak ditë para ndërrimit të viteve, por grupi hetimor është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat