Balla rendit ngjarjet për të cilat mund të akuzohet Berisha: Ka hesape për të larë me shqiptarët

Shqipëria

Balla rendit ngjarjet për të cilat mund të akuzohet Berisha: Ka hesape për të larë me shqiptarët

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 13:13
Pamje nga takimi

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi sot se SPAK ka detyrimin të bëjë publike disa dosje në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, nga 21 janari tek ngjarja e Gërdecit.

Në një konferencë për mediat, Balla tha se historitë në ngarkim të tij mund të shkojnë deri në vitin e errët të 1997.

Balla: Pyetja që mu drejtua është nëse Berisha do ishte kryetar i PD-së. Unë iu ktheva në Kuvendin e Shqipërisë dhe fola si kryetar i grupit parlamentar të PS dhe thashë në respekt, në shprehje të angazhimit dhe partneritetit me SHBA, përsa kohë Berisha është non-Grata nga SHBA, nuk do jetë bashkëpunëtor në çuarjen përpara të nismave brenda Shqipërisë. SHBA, po përpiqet çdo ditë për të zhbllokuar veton bullgare me Maqedoninë e Veriut. 31 vite kanë qenë mjaftueshëm që Sali Berisha të japë çka pasur mundësi të japë për Shqipërinë dhe politikën. Raportin që kam pasur, dua t'jua them. Unë mendoj që Prokuroria e Posaçme ka detyrimin që të bëjë publike ecurinë e disa dosjeve korruptive.

Kam depozituar kallëzimin për privatizimin e klubit sportiv Partizani. Është denoncuar Berisha dhe persona të lidhur me të. Ende nuk kam një përgjigje dhe asnjë kërkesë për të dëshmuar në këtë rast. Në vitin 2017, Kuvendi ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, duke u bazuar në raportin e Komisionit Hetimor, përsa i përket privatizimit të kompanisë OSSH-së. Ende Kuvendi i Shqipërisë nuk ka një përgjigje ndaj këtij kallëzimi. Unë nuk kam gjë personale me Berishën. Ai ka hesape personale me shqiptarët. Bëhen 11 vite nga 21 janari. Ka pasur një reagim nga Basha që ka qenë bashkëpunëtor i Berishës.

Ka qartësuar pozicionin e Berishës. Çështja është ende në Prokurorinë e Tiranës. Ka pasur një përpjekje për të shkatërruar provat e 21 janarit. Duhet hedhur dritë. Tragjedia e Gërdecit së fundmi ka zhvillime. Shpresoj mos të jenë periodike. Hesapet e tjera mund të shkojnë dhe në historitë e vitit 1997. Më vjen keq që konferencën u morëm me një person non-grata. Shpallja e tij non-grata është fundi më i keq për një politikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat