Reshje bore dhe shiu gjatë gjithë ditës, ja parashikimi i motit për këtë të hënë

Shqipëria

Reshje bore dhe shiu gjatë gjithë ditës, ja parashikimi i motit për këtë të hënë

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash, territori shqiptar paraqitet me shira në pjesën më të madhe të tij, më të dendura shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit ku intensiteti i tyre herë pas here do të jetë i lartë.

Në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore, kryesisht verilindja e vendit.

Parashikohet që në kushtet e vranësirave dhe shirave të mbetemi deri në oret e vona të mbrëmjes kur pritet rënie e intensitetit të tyre.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojne sërish rritje në mëngjes por rënie të lehtë do të ketë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht  me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor - jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat