Berisha: Pagat e shqiptarëve i nxorën Basha, Veliaj dhe Balla

Shqipëria

Berisha: Pagat e shqiptarëve i nxorën Basha, Veliaj dhe Balla

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 22:00
Sali Berisha

Sali Berisha ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Bashën, Taulant Ballën dhe Erion Veliajn se kanë publikuar databazën me të dhënat e pagave të qytetarëve shqiptarë.

Sipas Berishës këta të tre kanë nxjerrë pagat e shqiptarëve, me qëllim për të tërhequr vëmendjen nga afera e incineratorëve dhe shkarkimi i Bashës.

Sali Berisha: Këta të tre kanë qenë në një darkë të negociuar nga Irfani. U takuan Erion Veliaj, Lul Brava dhe Taulant Balla. Nuk ka rëndësi ka apo jo foto. I kanë parë njerëzit me sy. U përfolën ta paraqesin si ngushëllim, por ishte ndryshe. Ishte qelime. Darkë morti, por i thanë shishet me raki Skrapari.

Një gjë është e sigurt se bashkëpunimi i Edi Ramës me Lul Bravës dhe hedhja në treg për të mbuluar aferat e tyre si incineratorët, shkarkimi i Bashës vendosën të hedhin në treg të dhëna të tjera për të dëshmuar se ky shtet është i shkatërruar.

Plasën këtë bombë të paimagjinueshëm duke ditur që këtu nuk ka drejtësi, SPAK është S’KAP. Për të shuar një zhurmë tjetër hodhën në treg një zhurmë tjetër.

Po të më kishte dalë mua kjo do kisha dhënë dorëheqje.

Këtë deklaratë Berisha e bëri në emisionin "Zonë e Lirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat