63-vjeçari gjendet pa ndjenja brenda makinës, dyshohet të jetë helmuar me pesticide

Shqipëria

63-vjeçari gjendet pa ndjenja brenda makinës, dyshohet të jetë helmuar me pesticide

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Një 63-vjeçar u gjet pa shenja brenda automjetit të tij, një natë më parë në fshatin Qamicë të Dimalit.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e shtetasit me iniciale V. N. Dyshohet se 63-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e  vetëhelmimit me pesticide.

Në datën 21, ky shtetas është raportuar i zhdukur nga familjarët, pasi është larguar nga banesa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat